Please enter at least 3 characters.

Bale mund të huazohet te Tottenhami për 11.5 milionë euro

2019/05/GarethBale.jpg
242:"MADRID, SPAIN - APRIL 28: Gareth Bale of Real Madrid looks on during the La Liga match between Rayo Vallecano de Madrid and Real Madrid CF at Campo de Futbol de Vallecas on April 28, 2019 in Madrid, Spain. (Photo by Denis Doyle/Getty Images)
12:"Getty Images

Real Madridi i ka bërë ftesë klubit anglez, Tottenham Hotspur, që ta transferojë anësorin Gareth Bale gjatë afatit kalimtar verior.The Sun raporton se Spursave iu është bërë një ofertë që të nënshkruajnë sërish me futbollistin uellsian.

Bale u largua nga Liga Premier në vitin 2013 duke u bërë transferimi më i shtrenjtë i asaj kohe, për një shumë prej 86 milionë funte (100 milionë euro).

Ai paguhet rreth 700.000 euro në javë te Los Blancos, por Reali është i gatshëm ta lejojë largimin e tij, nëse klubi që e huazon të paguajë 300.000 euro nga paga e tij javore dhe 11.5 milionë euro për shumën e transferimit.

Tottenhamit padyshim se do t'i pëlqente rikthimi i Bale, i cili ka qenë sensacional për klubin anglez, mirëpo pritet të shihet nëse Spursat janë të gatshëm t'i bëjnë të gjitha ato shpenzime për huazimin njëvjeçar. /Telegrafi/