Please enter at least 3 characters.

Babai tenton të “shfajësojë” djemtë: I bëra unë tre vrasjet

2016/01/babai-tenton-t-euml-ldquo-shfaj-euml-soj-euml-rdquo-djemt-euml-i-b-euml-ra-un-euml-tre-vrasjet_2_hd.jpg

Policia ka vendosur një shpërblim prej 10 mijë eurosh për çdo informacion të vlefshëm që do të jepet nga qytetarët për vendndodhjen e autorëve të masakrës së Thumanës.

Në dispozicion të qytetarëve që kanë informacione për vëllezërit Pëllumb, Daniel dhe Besnik Kora, përkatësisht 26, 28 dhe 30 vjeç, policia ka vendosur numrat e shërbimit 129 dhe 126, si dhe numrin 0694110217.

Natën e vonë të së premtes, pas një konflikti çasti, Korat dyshohet se qëlluan me armë zjarri duke lënë të vrarë Fran dhe Arben Çekun, si dhe nipin e tyre Eno Rama, ndërsa mbeti e plagosur gruaja e Franit, Luçie Çeku.

Por ndërkohë në dëshminë e tij, Guraliu ka tentuar të shfajësojë djemtë e tij.

Ai tha se e ka kryer ai vrasjen e trefishtë.

“Kam qëlluar me automatik dhe pistoletë,” tha ai.

“Nuk e di ku kanë qenë djemtë e mi atë natë”.

Ndërkohë policia dyshon se pritën e ka organizuar babai, por nuk ka qëlluar.

I vendosur përpara provave, Kora e ka ndërprerë dëshminë e tij dhe ka deklaruar se do të flasë më vonë.

Policia thotë se nga provat rezulton se kanë qëlluar dy djemtë e tij. /mapo.al/