Please enter at least 3 characters.

Avdullah Hoti: Nuk jam kandidat për kryeministër

2017/05/intervista-Avdullah-Hoti-foto-ridvan-slivova-14-1200x630.jpg

Ministri në largim i Financave, nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka demantuar lajmet se është kandidat i subjektit të tij për kryeministër të vendit.

“Une nuk do te jem kandidat per kryeminister nga LDK. LDK e ka kandidatin per kryeminister. Une jam kryetar i deges se LDK-se ne Rahovec. Nese dega me jep besimin, une do te jem ne liste per deputet.
E lus portalin 'Blic' te heq lajmin e pavertete. Eshte dashur te me kontaktoj paraprakisht” (sic.), ka shkruar Hoti në profilin e tij në Facebook. /Telegrafi/