Please enter at least 3 characters.

Atletico Madridi mposht Arsenalin pas ekzekutimit të penalltive

2018/07/Atletico-Madrid.jpg
251:"SINGAPORE - JULY 26: Atletico Madrid celebrates during the International Champions Cup 2018 match between Club Atletico de Madrid and Arsenal at the National Stadium on July 26, 2018 in Singapore. (Photo by Thananuwat Srirasant/Getty Images for ICC)
20:"Getty Images for ICC

Atletico Madridi dhe Arsenali kanë barazuar me rezultat 1-1 në lojën e rregullt, ndërsa pas ekzekutimit fitore shënoi skuadra spanjolle me rezultat 3-1.

Los Colchoneros kanë fituar ndaj Arsenalit në ndeshjen e vlefshme për International Champions Cup, e cila u vendos pas ekzekutimit të penalltive.

Atletico Madrid (Getty Images)

Pjesa e parë e takimit ishte e barabartë, por ishin vetëm spanjollët të cilët arritën të gjejnë rrugën e golit.

Ishte sulmuesi Luciano Vietto, i cili shënoi në minutën e 41-të për 1-0 pas asistimit të Angel Correas.

Luciano Vietto (Getty Images)

Në pjesën e dytë, skuadra e Unai Emeryt u rikthye shpejt në lojë duke gjetur golin e barazimit pas vetëm dy minutave.

Ishte Emile Smith-Rowe i cili barazoi rezultatin 1-1 me një gol të bukur, ndërsa pas këtij goli edhe përkundër shumë rasteve skuadrat nuk arritën ta gjejnë golin e fitores.

Emile Smith Rowe (Getty Images)

Kështu, pas 90 minutave lojë ndeshja përfundoi me barazim 1-1, ndërsa fituesi u zgjedh vetëm pas ekzekutimit të penalltive.

Në penallti, më të saktë ishin Atletico, të cilët fituan me rezultat 3-1. /Telegrafi/

https://twitter.com/Unai_El_Jefe/status/1022456260728434688