Atlantis ulet në Florida
21/07/2011
“Mirë se erdhët në shtëpi Atlantis, urime për suksein e këtij misioni”, – me këto fjalë e kanë pritur punonjësit e qëndrës operative në Florida ekuipazhin prej 4 vetësh të anijes, e cila preku tokën në 5:56 me orën lokale të Floridas.
Atlantis kthehet pas misionit 13-ditor në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor, qëllimi i të cilit ka qenë furnizimi me 3.5 ton ushqim për austronautët, që nuk do të vizitohet për të paktën një vit të tërë. Pas këtij misioni, Atlantis do t’i bashkohet anijes tjetër kozmike Endevour në një muze të Los Angeles.
NASA është në prag të ndërtimit të një anije të re kozmike, e cila do të mundësojë fluturimin e astronautëve përtej Stacionit Hapësinor. Objektivi i rradhës duket se është fluturimi drejt Marsit. /Telegrafi/


