Atlanta befason Clevelandin
Paraqitja fantastike e Shalvin Mack që përballë Cleveland-it regjistroi ndeshjen e tij më të mirë në karrierë duke realizuar 24 pikë, ndihmoi skuadrën e trajnerit Mike Budenholzer të arrinte fitoren e 18 sezonale. Sfida në Quickens Loan Arena nisi më mirë për të zotët e shtëpisë që falë një gjuajtje të saktë të Kyrie Irving morën kryesimin 22-13 që në fillim.
Megjithatë gjermani Denis Schorder zhvilloi një paraqitje shumë të mirë edhe pse ndaj Cleveland-it luante vetëm ndeshjen e tij të parë në Nba. Ishte pikërisht një kosh i realizuar nga Schorder që i dha mundësi Atlantës të ngushtonte diferencën në vetëm 5 pikë pak çaste përpara përfundimit të periodës së parë.
Gjithsesi Cavaliers reaguan menjëherë dhe me një trepikësh të australianit Dellavedova e mbyllën 12-minutëshin e parë me një avantazh prej 8 pikësh. Pavarësisht lojës së mirë të skuadrës vendase në periodën e parë, 12-minutëshi i dytë i kësaj sfide foli vetëm për Hawks.
Një gjuajtje e saktë nga vija për tre e Demare Carrol i dha skuadrës nga Georgia avantazhin 60-56 ndërkohë që vetëm në periodën e dytë Atlanta realizoi në total 39 pikë duke e mbyllur pjesën e parë me fitoren në shifrat 65-60. Pjesa e dytë rezultoi shumë më e thjeshtë seç parashikohej për Hawks në këtë sfidë me Atlantën që arriti ta zgjeronte akoma edhe më shumë avantazhin.
Në përfundim të periodës së tretë tabela elektronike e Quickens Loan Arena shënonte shifrat 95-75 në favor të miqëve, ndërsa i gjithë takimi u mbyll me fitoren e Atlantës me rezultatin 127-98, raporton SS.
Për të evituar disfatën e 10-sezonale, Cleveland-it nuk i mjatoi paraqitja e mbretit James që realizoi gjithsej 21 pikë.
Në sfidat e tjera të Nba spikat suksesi Memphis përballë San Antonios. Grizzlies arritën t'i mposhtën kampionët pas kohës shtesë me rezultatin e ngushtë 117-116 brenda në Texas. Një fitore me peshë arriti edhe Toronto Raptors duke kaluar pa shumë probleme me shifrat 105-89 Brooklyn Nets. Moment negativ për Miami Heat që regjistroi humbjen e 14-sezonale pasi u mposht në Florida nga Utah Jazz me rezultatin 105-87. /Telegrafi/


