Ashtu si pritej, Franca nënshtron Luksemburgun (Video)
Me rezultat 3-1, Franca ka fituar në udhëtim kundër Luksemburgut për të marrë kreun e Grupit A.
Olivier Giroud e zhbllokoi rezultatin në minutën e 28-të, mirëpo vendasit e barazuan rezultatin me golin e Aurelien Joachim (34') nga pika e bardhë. Sidoqoftë, ky mbeti vetëm goli i nderit për nikoqirët.
Antoine Griezmann riktheu avantazhin e Les Bleus po nga pika e bardhë dhe me rezultat 2-1 për francezët, skuadrat shkuan në pushim.
Në pjesën e dytë u shënua vetëm një gol, ndërsa ishte sërish Olivier Giroud (77') me golin e dytë personal në këtë sfidë.
Pas pesë xhirosh në kualifikimet për 'Rusia 2018', Franca numëron 13 pikë, tri më shumë se Suedia që është e dyta në grup. /Telegrafi/
https://www.dailymotion.com/video/x5g7f5b_olivier-giroud-goal-hd-luxembourg-0-1-france-25-03-2017-hd_sport
https://www.dailymotion.com/video/x5g7l9w_antoine-griezmann-goal-luxembourg-1-2-france-hd-25-03-2017_sport
https://www.dailymotion.com/video/x5g7mc3_olivier-giroud-goal-hd-luxembourg-1-3-france-25-03-2017_sport


