Please enter at least 3 characters.

Artë publikon këngën e re "Lem"

2021/03/Screenshot_2-44.png

Artistja shqiptare, Artë, ka prezantuar projektin e ri muzikor.

“Lem” mban titullin kënga e re e saj, të cilën e ka shoqëruar edhe me videoklip.

Tekstin e ka shkruar vet këngëtarja, kurse për muzikën është përkujdesur The Almighty kid.

Artë (Foto: YouTube)

Miksimin dhe masterizimin e këngës ndërkohë e ka bërë Ziman.

Videoja i është besuar produksionit ‘Qy Production’ dhe Artë vjen me një paraqitje atraktive në klip.

Projekti tashmë gjendet i lansuar në platformën YouTube, gjersa besohet se do ketë suksesin e dëshiruar nga publiku. /Telegrafi/