Please enter at least 3 characters.

Arsenali ndalet me barazim nga Wolves

2019/11/Aubameyang-vs-Wolves.jpg
319:"LONDON, ENGLAND - NOVEMBER 02: Pierre-Emerick Aubameyang of Arsenal beats Romain Saiss and Diogo Jota of Wolverhampton Wanderers during the Premier League match between Arsenal FC and Wolverhampton Wanderers at Emirates Stadium on November 02, 2019 in London, United Kingdom. (Photo by Jordan Mansfield/Getty Images)
12:"Getty Images

Arsenali ka barazuar në shtëpi 1-1 me Wolverhamtpon Wanderers në ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të në Ligën Premier.

Skuadra e Unai Emery ka dështuar edhe pas ndeshjes së tretë t'i kthehet fitores në kampionat, duke u ndalur në Emirates nga Wolves.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë të hapur dhe shumë raste nga të dyja skuadrat, por vetëm vendasit arritën të gjejnë golin.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 21-të dhe ishte Pierre-Emerick Aubameyang, i cili shënoi për 1-0 pas asistimit të Alexander Lacazzette.

Në pjesën e dytë, mysafirët ishin më kërkues së vendasit dhe në fund arritën të gjejnë golin e barazimit.

Ishte sulmuesi Raul Jimenez, i cili shënoi në minutën e 76-të për 1-1 dhe ky doli të jetë goli i rezultatin përfundimtar.

Pas këtij barazimi, Arsenali e sheh veten në pozitën e pestë me 17 pikë, ndërsa Wolves renditet në vendin e 12-të me 13 pikë.

Në ndeshjen e radhës, londinezët udhëtojnë te Leicester City, ndërsa Ujqit e presin në shtëpi Aston Villan. /Telegrafi/

https://twitter.com/GunnersXtra/status/1190663647971950593