Please enter at least 3 characters.

Arsenali i shkakton probleme skuadrës së ish-yllit të tij

2019/05/GettyImages-463137778-e1559213311437.jpg
242:"LONDON, ENGLAND - FEBRUARY 10: Tomas Rosicky of Arsenal in action during the Barclays Premier League match between Arsenal and Leicester City at Emirates Stadium on February 10, 2015 in London, England. (Photo by Michael Regan/Getty Images)
12:"Getty Images

Lyoni po feston humbjen e Arsenalit kundër Chelseat në finalen e Ligës së Evropës dhe në anën tjetër të kontinentit evropian, një klub tjetër ia pa sherrin humbjes së Gunners - Sparta e Pragës.

Tomas Rosicky nga viti 2006 deri në vitin 2016 luajti për Arsenalin. Tifozët e klubit londinez, çekun e cilësonin si Mozzartin e futbollit, por në vitet e fundit më shumë ishte i lënduar se sa që luante në fushat e blerta.

Megjithëse ka pasur probleme të tilla ka luajtur 248 ndeshje për Arsenalin, ku ka shënuar 29 gola dhe ka pasur më shumë se 22 asistime.

(Foto by Steve Bardens/Getty Images/Guliver)

Por, tani ish-reprezentuesi i Çekisë, si drejtues i Sparta Pragës, nuk i ka pëlqyer humbja e Arsenalit në finale të garës së dytë më prestigjioze evropiane për klube.

E gjithë kjo pasi që në rast të kundërt, Sparta do të shkonte në Ligën e Evropës pa pasur nevojë të luante ndeshjet kualifikuese.

Humbja e Gunners e përkeqësoi rrënjësisht situatën të çekëve dhe tani rruga evropiane fillon nga kualifikueset, përkatësisht nga faza e tretë.

Theksojmë se dështimi i Topçinjve do të thotë kualifikim i drejtpërdrejt për skuadrën franceze, Lyonin, i cili përfundoi në vendin  e tretë në sezonin e kaluar  në Ligue 1.

Ndryshe, Sparta ka përfunduar në pozitën e tretë të renditjes tabelore të ligës elitare të Çekisë. /Telegrafi/