Please enter at least 3 characters.

Arrestimi i spiunëve të CIA-s, Trump: Irani po gënjen

2019/06/donald-trump-snl-baldwin-twitter.jpg
333:"WASHINGTON, DC - MARCH 01: U.S. President Donald Trump participates in a meeting with leaders of the steel industry at the White House March 1, 2018 in Washington, DC. Trump announced planned tariffs on imported steel and aluminum during the meeting, with details to be released at a later date. (Photo by Win McNamee/Getty Images)
12:"Getty Images

Presidenti i SHBA-së Donald Trump kategorikisht mohoi se Irani arrestoi 17 vetë, të cilët Teherani i akuzoi se janë spiunë të CIA-s dhe i kishte dënuar disa prej tyre me vdekje, duke i quajtur raportet "krejtësisht të rreme".

"Raporti mbi kapjen e spiunëve të CIA-s nga Irani është tërësisht i rremë", shkroi Trump në llogarinë e tij në Twitter.

"Zero e vërtetë. Vetëm më shumë gënjeshtra dhe propagandë (sikurse ajo për rrëzimin e dronit), të cilin e lëshoi regjimi fetar që është i keq dhe nuk ka asnjë ide se çfarë të bëjë ", tha Trump në Twitter.

Sekretari i Shtetit Mike Pompeo hodhi poshtë më parë njoftimin e Iranit se ai arrestoi 17 spiunë që punonin për Agjencinë e Inteligjencës Amerikane (CIA) dhe i dënuan disa prej tyre me vdekje.

"Regjimi iranian ka një histori të gjatë gënjeshtrash", tha Pompeo në një intervistë për Fox News, transmeton KP.