Please enter at least 3 characters.

Aragona Band të lansojë projektin e ri

2016/01/f.0119130904862_m.jpg

Kënga do të titullohet “Na ishte njëherë” dhe është me muzikë dhe tekst të Besim Bunjakut.

“Është një këngë shumë e bukur. Besojmë se do të jetë sukses i madh, përkundër projekteve shumë të suksesshme të së kaluarës”, ka theksuar për Telegrafin një prej anëtarëve, Shpend Haxhijakupi.

Videoklipi i këngës është punuar nga ASHA dhe të martën do të jetë premierë në Telegrafi.com

Aragona Band njihen për suksesin e jashtëzakonshëm në bashkëpunimin me Rozana Radin, “Tepër Jemi Dashtë” që është shndërruar në një hit të madh. /Telegrafi/