Please enter at least 3 characters.

Anxhelina Hadërgjonaj publikon fotografi provokuese nga shtrati, thotë se po qëndron në karantinë pa shkuar gjëkundi

2020/03/anxhelina_89272248_145637140029916_8669113459296859973_n-e1584005759260.jpg

Këngëtarja dhe modelja e njohur, Anxhelina Hadërgjonaj, është shumë aktive dhe e ndjekur nga fansat në rrjetet sociale.

Shpesh, ajo ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme, gjersa nuk mungojnë herë pas here edhe imazhet provokuese.

Së fundmi, Hadërgjonaj ndau me ndjekësit disa fotografi mjaft atraktive në rrjetin social Instagram, ku shfaqej vetëm në të brendshme e shtrirë në shtratin e saj.

Ajo vuri në pah linjat atraktive trupore, ndërsa dukej tejet joshëse me pamjen e saj.

“E mirë, po jo engjëll”, shkroi Anxhelina në mbishkrimin e këtyre fotografive.

Ndërkohë, njërën nga to, këngëtarja e publikoi edhe në InstaStory, duke shfrytëzuar rastin të tregojë se po qëndron e izoluar në shtëpi.

“Netflix dhe vetë-karantinim. Nuk shkoj gjëkundi”, shkroi Hadërgjonaj, duke treguar kështu se ka marrë masa izolimi në shtëpi për preventimin e infektimi me virusin më të diskutuar të momentit, Covi-19. /Telegrafi/