Please enter at least 3 characters.

Anthony Joshua dhe Andy Ruiz do të përballen në Arabinë Saudite më 7 dhjetor

2019/07/AndyRuizjoshua1-2.jpg
233:"NEW YORK, NEW YORK - JUNE 01: Andy Ruiz Jr knocks down Anthony Joshua in the seventh round during their IBF/WBA/WBO heavyweight title fight at Madison Square Garden on June 01, 2019 in New York City. (Photo by Al Bello/Getty Images)
12:"Getty Images

Anthony Joshua do të përballet me kampionin e unifikuar botëror, Andy Ruiz Jr, në Arabinë Saudite më 7 dhjetor të këtij viti.

Boksierët u përballën në New York në muajin qershor, kur meksikano-amerikani e shokoi botën e boksit duke e rrëzuar katër herë britanikun dhe duke ia rrëmbyer tituj e kampionit të botës.

Joshua menjëherë e aktivizoi klauzolën e rimeçit dhe tashmë është konfirmuar edhe vendi dhe data e përballjes së shumëpritur.

Principality Stadium i Cardiffit ishte favorit për duelin, pasi AJ e dëshironte përballjen aty, porse Ruiz ka kundërshtuar që takimi të mbahej në Britaninë e Madhe.

Kështu, është vendosur që rimeçi për kampionin e unifikuar botëror të zhvillohet në Arabinë Saudite, ku së fundmi është përballur Amir Khan me Billy Dib, si dhe Callum Smith ndaj George Groves. /Telegrafi/