Amir Rrahmani komenton transferimin e De Bruynes tek Napoli
20/07/2025
Reprezentuesi kosovar Amir Rrahmani, ka dhënë një intervistë të shkurtër për mediumin italian Sky Sports Italia. Ai aty diskutoi për sezonin e kaluar me Napolin, si dhe për transferimet e reja që kampioni i Italisë ka kompletuar gjatë këtij afati kalimtar veror.Rrahmani paralajmëroi bashkëlojtarët e tij dhe tifozët se sezoni i ardhshëm do të jetë edhe më i vështirë se sa ai që lamë pas.“Viti i kaluar ishte i vështirë, por ky vit do të jetë edhe më keq. Të gjithë transferimet e reja janë lojtarë cilësorë”, ka thënë kapiteni i Kosovës fillimisht.


