Allegri: Do ta përmbysim rezultatin, kujdes nga Salah!
06/04/2015
Egjiptiani po kalon formë të jashtëzakonshme qëkur kaloi te Viola nga Chelsea dhe ishte lojtari kryesor në fitoren e ndeshjes së parë në Torino (1-2).
“Salah? Ai është lojtar i mirë. Fiorentina ka bërë një transferim të shkëlqyer”.
“Ne duhet ta përmbysim rezultatin në Firence. Nuk do të jetë lehtë, prandaj na duhet një lojë inteligjente”.
“Për t’i përmbysur gjërat duhet të fitojmë duke shënuar më shumë se dy gola. Duhet të bëjmë një paraqitje të mirë dhe të kemi mendjen e qetë”, ka deklaruar Allegri. /Telegrafi/


