Please enter at least 3 characters.

Albtelecom me ADSL TEST

2016/01/f.0521145858219_m.jpg

Me ofertën më të fundit, klientët aktualë të shërbimit të telefonisë fikse mund të marrin shërbimin e internetit menjëherë vetëm duke u paraqitur në dyqanet e ALBtelecom. Edhe klientët e rinj familjarë, duke marrë shërbimin e telefonisë fikse mund të përfitojnë e internetit falas për dy muaj, deri në fundit të muajit korrik 2012. "Të gjithë abonentët e rinj të shërbimit të internetit, nëse pëlqejnë shërbimin e internetit me ADSL dhe vendosin ta mbajnë atë, atëherë do të fillojnë të paguajnë për paketën e përzgjedhur duke filluar që nga 1 gusht 2012. Ndërkohë që kompania në afatin e përcaktuar ofron mundësinë e ndërprerjes së shërbimit në çdo kohë, pa asnjë penalizim".

Të gjithë abonentët e ALBtelecom, ato të rinj dhe ekzistues tashmë do të mund të përfitojnë shërbime akoma më cilësore të internetit, si dhe më shumë produkte ekstra dhe oferta të kombinuara. Kompania ka investuar dhe vazhdon të investojë në rrjet për të sjellë shërbimet më bashkëkohore dhe më të mira për të gjithë abonentët.

Nga kjo ofertë promocionale e ALBtelecom “ADSL Test” abonentët e rinj do të mund të përfitojnë instalimin e telefonit fiks dhe internetit FALAS, modemin me çmim nga 2,500Lekë në 3,300 lekë (me TVSH), një kartë Sim Eagle Mobile me parapagesë falas, e cila përfshin internet FALAS 1 GB në muaj për 2 muaj edhe për abonentët ekzistues, 50 lekë kohë bisede fillestare dhe 50 SMS brenda rrjetit FALAS të vlefshme për 2 muaj.

ALBtelecom gjithashtu ofron dhe paketat e kombinuara më të leverdishme në treg. Me i+FIKS 2,399, abonentët përfitojnë ADSL 2 Mbps Pa Limit, 1 000 minuta në muaj brenda rrjetit Albtelecom, me çmim 2,399 lekë (me TVSH) në muaj duke nisur nga data 1 gusht. Paketa i+FIKS 3,599 përfshin ADSL 4 Mbps Pa Limit, 1,500 minuta në muaj brenda rrjetit Albtelecom, 30 minuta në muaj drejt Zonës Ndërkombëtare Një, 30 minuta në muaj me operatorët celularë kombëtarë, me çmim 3,599 Lekë (me TVSH) në muaj duke nisur nga data 1 Gusht. Gjithashtu abonentët kanë dhe alternativa të tjera si paketën ADSL 2 Mbps Pa Limit, 2,399 Lekë me TVSH dhe ADSL 4 Mbps Pa Limitm 3,599 Lekë me TVSH duke nisur nga data 1gusht. /Telegrafi/