Please enter at least 3 characters.

Albin Tahiri doli nga shtegu, nuk e përfundoi garën e sllallomit në Slloveni

2018/03/albintahiri-2-e1520192674665.jpg
275:"PYEONGCHANG-GUN, SOUTH KOREA - FEBRUARY 22: Albin Tahiri of Kosovo competes during the Men's Slalom on day 13 of the PyeongChang 2018 Winter Olympic Games at Yongpyong Alpine Centre on February 22, 2018 in Pyeongchang-gun, South Korea. (Photo by Sean M. Haffey/Getty Images)
12:"Getty Images

Albin Tahiri nuk ka arritur ta përfundojë garën e sotme (e diel) të sllallomit në Kupën e Botës, që po mbahet në Kranjska Gora të Sllovenisë.

"Skitari ynë në tentim për të zënë një pozitë sa më të mirë, doli nga shtegu në lëshimin e parë", thuhet në një njoftim të KOK-ut.

Vendin e parë e zuri Marcel Hircher, të dytin Henrikh Kristoferssen, kurse i treti doli Ramon Zenhauersen.

Tahiri ishte skitari që bëri historinë pas pjesëmarrjes me ekipin olimpik të Kosovës në Lojërat Olimpike Dimërore, 'PyeongChang 2018'.

Ai garoi në pesë disiplina të skijimit alpin, derisa barti flamurin e Kosovës edhe në ceremoninë hapëse dhe mbyllëse të atij evenimenti të madh sportiv.

Presidenti i KOK-ut, Besim Hasani, në emër të Bordit Ekzekutiv të KOK-ut, kishte shprehur mirënjohjen për performancën e lartë të Albin Tahirit, duke thënë se parashikimet dhe pritshmëritë janë realizuar.

Krenar që e përfaqësoi Kosovën në 'PyeongChang 2018' ishte shprehur edhe Albini, i cili pati thënë se u mundua ta bëjë krenar popullin e Kosovës.

(Foto: Getty Images)

“Jam shumë i lumtur që isha në PyeongChang dhe ta bartë flamurin e Kosovës në ceremoninë hapëse të Lojërave Dimërore PyoengChang. Ishte kënaqësi të përfaqësojë vendlindjen e babait tim dhe njëkohësisht vendin tim, sepse thellë në shpirtin tim ndihem shqiptar, edhe pse nuk e flas gjuhën shqipe aq mirë”, kishte deklaruar Tahiri, sipas të cilit më vështirë ishte të përfshihet në 50 më të mirët në disiplinën lëshim, ku ishin 61 pjesëmarrës se sa në sllallom apo sllallom të madh ku garonin rreth 110 skitarë. /Telegrafi/