Please enter at least 3 characters.

Al-Khelaifi mesazh të drejtpërdrejt Mbappes: Ose vazhdon kontratën, ose shitet këtë verë – falas nuk largohet

2023/07/1687003792032_32AU9ZQ-highres-scaled.jpg
414:"Paris Saint-Germain's CEO Nasser Al-Khelaifi (L) and French forward Kylian Mbappe (R) pose with a jersey at the end of a press conference at the Parc des Princes stadium in Paris on May 23, 2022, two days after the club won the Ligue 1 title for a record-equalling tenth time and its superstar striker Mbappe chose to sign a new contract until 2025 at PSG rather than join Real Madrid. (Photo by FRANCK FIFE / AFP)
3:"AFP

Në prezantimin e Luis Enriques si trajner ri i Paris Saint-Germain, në konferencë ishte i pranishëm edhe presidenti i klubit parisien, Nasser Al-Khelaifi ku foli edhe për Kylian Mbappen.

Ai ia bëri me dije francezit që nuk do të largohet falas, pra ose nënshkruan kontratë të re, ose shitet këtë verë.

"Pozicioni im është shumë i qartë. Nuk dua ta përsëris çdo herë: nëse Kylian dëshiron të qëndrojë, ne duam që ai të qëndrojë”.

“Por ai duhet të nënshkruajë një kontratë të re. Ne nuk duam të humbasim lojtarin më të mirë në botën falas. Ne nuk mund ta bëjmë këtë gjë.

“Ai kishte thënë se nuk do të largohej kurrë si lojtar i lirë. Nëse ai ndryshon mendje sot, nuk është faji im. Kjo është shumë e qartë", ka thënë Al- Khelaifi.

Mbappe futet në vitin e fundit të kontratës së tij me PSG-në dhe vitin e ardhshëm do të jetë lojtar i lirë, pasi kontrata që kishte me klubin ishte e vlefshme deri në vitin 2024, me mundësi vazhdimi edhe për një vit me vendimin e lojtarit.

Klubi parisien nuk e dëshiron këtë gjë dhe duket se është i gatshëm t’i dëgjojë ofertat. /Telegrafi/