Please enter at least 3 characters.

Aksion policor në shtëpitë e Bozhinovskit, dhe disa ish-funksionarëve tjerë

2017/04/Policia-e-Maqedonisë.jpg

Burime të portalit Faktor bëjnë të ditur se në mëngjesin e hershëm të ditës së sotme - rreth orës 5:00, njësitë speciale të MPB-së kanë kryer kontrollë në dy ish-funksionarë të qeverisë së kaluar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Bëhet fjalë për Kiril Bozhinovksin, ish-sekretar i përgjithshëm i Qeverisë, si edhe ish-ministren për kulturë, Elizabeta Kançeska-Milevska.

Bozhinovski është i përfshirë në akuzat e lëndës ''Titanik''. Jozyrtarisht, kontrolle janë kryer edhe në shtëpinë e ish-ministres Gordana Jankuloska.

Nga MPB dhe PSP nuk kanë dhënë asnjë sqarim apo konfirmim./Telegrafi/