Please enter at least 3 characters.

Aksidenti ajror në Meksikë, një pasagjer regjistron momentin e tmerrshëm - ulërimat dhe klithmat e pasagjerëve, duke përfshirë fëmijët (Video)

2018/08/4EBB05E300000578-6012875-image-a-27_1533087877160.jpg
5:"© AP

Një aeroplan ishte rrëzuar në kryeqytetin e shtetit të Meksikës, në Durango, ku guvernatori i shtetit konfirmoi se askush nuk ka vdekur.

Siç kanë raportuar mediat, përcjell Telegrafi, aeroplani në fjalë po udhëtonte nga Aeroporti Ndërkombëtar i Guadalupe Victoria në Mexico City.

Sipas asaj që kanë shkruar mediat, aeroplani u rrëzua afër aeroportit vetëm disa momente pas ngritjes.

Ndërkohë mediat kanë publikuar disa pamje në të cilat tregohet momenti i përplasjes së tij, si dhe tmerrin që kishin përjetuar pasagjerët.

Bëhet e ditur se nga 103 pasagjerët në bord 85 prej tyre janë plagosur, dy prej të cilëve në gjendje të rëndë. /Telegrafi/

<span></span>