Please enter at least 3 characters.

Aksident në Strugë, lëndohet rëndë një motoçiklist

2018/04/aksident-4.jpg

Një person është lënduar dje në një aksident komunikacioni mes një makine dhe motoçikletë në Strugë.

Siç njoftoi sot SPB Ohër, në orën 16:30 është denoncuar se në rrugën "Boro Kallajxhieski" në aksidentin mes një makine e drejtuar nga N.G (55) nga Struga dhe motoçikletës e drejtuar nga A.B (41) nga Struga, përcjell Telegrafi Maqedoni.

"Shoferi i motoçikletës është dërguar në Qendrën Mjekësore në Strugë, ndërsa më pas është vendosur në spitalin "Shën Erazmo" në Ohër, ku mjeku i ka konstatuar lëndime të rënda trupore", thonë nga SPB Ohër.

Është kryer hetim në vendin e ngjarjes dhe nga Policia e Strugës thonë se po punojnë për zbardhjen e rastit./Telegrafi/