Aksident në aksin Elbasan-Peqin, vdesin dy drejtuesit e automjeteve
03/06/2013
Dy automjete njëri tip Benz me targa AA 523 BA dhe tjetri tip Ford me targa AA 991 AF janë përplasur me njëri-tjetrin, në vendin e quajtur Paulesh.
Si pasojë kanë humbur jetën në spital Dashamir Leka, drejtues i mjetit tip Ford, një tregtar i armëve të gjahut dhe ka mbetur fillimisht i plagosur Arben Porocani, drejtuesi i automjetit tjetër, transmeton BW.
Mësohet se nga përplasja e fuqishme, automjeti tip Benz ka dalë jashtë rrugës duke u përmbysur.
Pak orë më vonë pedagogu Arben Porocani, nuk ka mundur t'i mbijetojë plagëve të marra duke ndërruar jetë në spital dhe duke e çuar në dy të vdekur bilancin e këtij aksidenti. /Telegrafi/


