Please enter at least 3 characters.

Ajdarevic largohet nga AEK-u, rikthehet në futbollin suedez

2018/08/astrit-ajdarevic-1.png

Mesfushori shqiptar, Astrit Ajdarevic përfundimisht do të largohet nga klubi grek AEK.

Pas një aventure jo të mirë në Greqi, Ajdarevic është lënë i lirë nga klubi.

Trajneri i AEK-ut ka thënë se lojtarin nuk e ka në plane dhe se i kanë dhënë leje të gjejë një skuadër të re.

Kësisoj lojtari do ta shkëpusë kontratën me AEK-un dhe do të rikthehet në futbollin suedez.

28-vjeçari ka pasur disa oferta të rëndësishme nga futbolli skandinav si Suedia, Norvegjia e Danimarka.

Por Ajdarevic ka vendosur që të rikthehet në futbollin suedez tek skuadra IFK Goteborg.

Për reprezentuesin e Kombëtares së Shqipërisë, Goteborg do të jetë skuadra e 11-të në karrierën e tij.

Ajdarevic ka luajtur edhe për Liverpoolin, Charltonin, Standart Lutich, Orebro etj. /Telegrafi/