Please enter at least 3 characters.

Acerbi kërkohet nga Interi dhe Chelsea, flet agjenti i lojtarit

2020/03/GettyImages-1206715010.jpg
230:"ROME, ITALY - FEBRUARY 16: Francesco Acerbi of SS Lazio celebrates winning after the Serie A match between SS Lazio and FC Internazionale at Stadio Olimpico on February 16, 2020 in Rome, Italy. (Photo by Marco Rosi/Getty Images)
12:"Getty Images

Agjenti i Francesco Acerbi nuk është i befasuar që lojtari që ai përfaqëson lidhet me klube si Chelsea dhe Interi.

Italiani ka qenë një nga lojtarët kryesorë te Biancocelestët, ku ata këtë vit po sfidojnë për Scudetto, duke qëndruar një pikë pas liderëve, Juventusit.

Kishte raporte gjatë dy ditëve të fundit ku shkruhej që Inter dhe Chelsea ishin të interesuar për lojtari, që ta ofronin gjatë verës.

Francesco Acerbi te SS Lazio . (Foto: Marco Rosi/Getty Images)

"Kam lexuar për Chelsean dhe Interin, por nuk di shumë për këtë".

"Ajo që mund të them me siguri është se Francesco është një mbrojtës që mund të luajë për çdo klub në Evropë", ka thënë agjenti Federico Pastorello për FCInterNews.it.

Acerbi në aksion (Foto: Marco Rosi/Getty Images)

32-vjeçari është nën kontratë me Lazio deri në qershor 2023.

Pavarësisht se vuante dy herë nga kanceri, ai ka humbur vetëm një ndeshje për shkak të lëndimit që kur u bashkua me Lazion. /Telegrafi/