Ambasadorja e Vullnetit të Mirë për Kosovën në IHRC, Elvana Shala po qëndron në Strasburg të Francës me ftesë të Parlamemtit Evropian ku do të përfaqësojë Kosovën për herë të parë në ngjarjen më të madhe evropiane të rinisë që nisë punimet zyrtarisht nesër në selinë e Parlamentit Evropian në Strasburg.
“Në mesin e 476 temave që do të diskutohen brenda dy ditësh, Ambasadorja Shala do të flas për “Rolin dhe ndikimin e aktivizmit rinor – perspektiva nga Ballkani Lindor, Jugor dhe Perëndimor” me theks të veçantë Kosovën, në një panel që mbledhë Ambasadorët e Vullnetit të Mirë të kontinentit evropian”, thuhet në njoftimin për media.
“European Youth Event” është një ngjarje vjetore e cila mbledhë, diplomat, të rinj, dhe politikbërës, për të diskutuar përspektivën dhe të ardhmen e rinisë evropiane.
Edicioni i 5-të i kësaj ngjarjeje ka në fokus temën “Roli i demokracisë dhe bashkëpunimi rinor”. /Telegrafi/