Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka takuar deputetët e Komisionit për Integrime Evropiane të Kuvendit të Kosovës.
Ai me deputetët ka biseduar edhe gjendjes në veri të Kosovës ndërsa ka ripërsëritur thirrjet për kthim në dialog.
“Kam diskutuar me Komisionin e Kosovës për Integrime Evropiane për përparim drejt BE-së dhe i kam bërë thirrje Kuvendit që prioritet të ketë reformat e lidhura me BE-në”, shkroi ai në Twitter.
“Kemi diskutuar edhe për situatën në veri dhe kam ripërsëritur thirrjet për kthim në dialog”, pohoi Szunyog.
Ndryshe, SHBA-ja, BE-ja dhe Mbretëria e Bashkuar u kanë bërë thirrje autoriteteve në Kosovë dhe Serbi për shtensionim të gjendjes në komunat veriore të Kosovës. /Telegrafi/
Discussed w/ the #EU integration committee 🇽🇰Kosovo’s progress towards the EU and called on the Assembly to prioritise 🇪🇺EU-related reforms. We also discussed the situation in the north and I reiterated the call for return to dialogue. pic.twitter.com/gRJZkAP3Hx
— Ambassador Tomáš Szunyog (@EUAmbKS) June 8, 2023