Në shënimin e ditës së NATO-s, të organizuar nga Këshilli i Euro-Atlantik i Maqedonisë dhe Ministria e Mbrojtjes, ambasadori amerikan, Jess Baily, i është qasur edhe një herë çështjes së pazgjidhur të emrit, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Ai thotë se me implementimin e marrëveshjes së Përzhinos, ofrohen kushte për zgjedhje të besueshme, ndërkaq puna e PSP-së, reformat në media dhe zgjedhjet e besueshme japin sinjal strategjik deri te aleatët e së ardhmes në NATO.
Baily gjithashtu thotë se tani është momenti i duhur për t’u shfrytëzuar situata për ta tejkaluar çështjen e pazgjidhur të emrit me Greqinë./Telegrafi/