Site icon Telegrafi

Ambasadorët e QUINT-it vizitojnë Manastirin e Deçanit

Ambasadorët e QUINT-it gjatë ditës së martë kanë vizituar Manastirin e Deçanit.

Lajmin e ka bërë të ditur ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier.

“Jam i kënaqur të bashkohem me kolegët nga trupi diplomatik i Kosovës në një vizitë në Manastirin e bukur historik të Deçanit”, ka shkruar ai në rrjetin social Twitter.

Lexo po ashtu QUINT-i sërish thirrje Qeverisë së Kosovës: Zbatojeni vendimin e Kushtetueses për tokën e Manastirit të Deçanit

Kjo vizitë e ambasadorëve vjen pas deklaratës së përbashkët lidhur çështjen e pronës së Manastirit të Deçanit, duke i bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, të veprojë pa u vonuar për zbatimin e plotë të regjistrimit të ligjshëm të tokës së Manastirit të Deçanit.

Në deklaratën e përbashkët të QUINT-it thuhet se në maj të vitit 2016, Gjykata Kushtetuese e Kosovës vërtetoi pronësinë e Manastirit të Deçanit mbi disa hektarë tokë, ndërkaq përkundër këtij vendimi të ligjshëm dhe kërkesave pasuese, vendimi i Gjykatës ende nuk është zbatuar. /Telegrafi/

Exit mobile version