Në Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë u festua 15 vjetori i shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.
Ambasadori Jeff Hovenier përmes një postimi në Twitter tha se në këtë festë performoi edhe orkestra e Forcave Ajrore të ShBA-së në Evropë.
Më tej, Hovenier ka treguar se ka dalë në skenë nga ku e ka uruar Kosovën për 15 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë.
“Sot në mbrëmje festuam Ditën e Pavarësisë së Kosovës në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar Hovenier.
“Me një pritje dhe performancë nga Banda e Forcave Ajrore të SHBA-së në Evropë, madje pata rastin të ngrihesha në skenë për pak! Urime Kosovës për 15 vjetorin e Pavarësisë”, ka shtuar ai.
Të pranishëm në ceremoni ishin presidentja Osmani, kryeministri Kurti e pjesëtarë tjerë të kabinetit qeveritar./Telegrafi/
This evening, we celebrated Kosovo’s Independence Day at @USEmbPristina with a reception and performance by the U.S. Air Forces in Europe Band, and I even had the chance to get up on stage for a bit! Congratulations to Kosovo for 15 years of independence. 🇺🇸 🤝 🇽🇰 pic.twitter.com/IKo5XUgne7
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) February 14, 2023