Telegrafi Maqedoni ka biseduar me njërin ndër bloggerët më premtues në Maqedoni, Amar Ismani për të marrë vesh se sa vlerësohet ky profesion i ri i cili është shumë në rritje. Bloggingu në Maqedoni pak njihet si formë e re e komunikimit dhe promovimit por bloggerët që e kanë nisur rrugëtimin e tyre kanë të ardhme të ndritur, duke e ditur se rinia ka rritur interesimin për vendimmarrje, e ndikuar nga rrjetet sociale dhe nga trendete reja botërore.
Si ke filluar që të merresh me blogging?
Njerëzit që më njohin e dinë se edhe para rrjetve sociale i kam kushtuar shumë rëndësi veshjes. Gjithmonë më ka pëlqyer të kombinoj ngjyra dhe stile të ndryshme, lojë e cila ka rezultuar ne një stil eklektik.
Por, me paraqitjen e rrjeteve sociale mu dha mundësija që të njejtin ta ekspozoj para një audience më të gjërë. Kjo gjë më shtyu që të pëkushtohem edhe më tepër, duke i dhënë rëndësi jo vetëm veshjeve por edhe forografive. Domethënë tranzicioni im në një blogger ka qenë shumë i natyrshëm dhe spontan.
Si e vlerëson veprimtarinë tënde ne Maqedoni, a ka perspektivë ?
Fakti që Instagrami për shkak të gjuhës vizuale është rrjeti më i përshtatshëm për këtë profesion, në të njejtën kohë është edhe rrjeti më aktual globalisht, e bënë edhe vet profesionin mos të respektojë kufij. Personalisht, mendoj që ky profesion ka perspektivë edhe në një vend të vogël siç është Maqedonia. Sa i përket veprimtarisë mendoj që kam arritur të ndërtoj një bazë stabile mbi të cilin mund të vazhdoj të zhvillohet ky fenomen në Maqedoni.
Çka të pëlqen më shumë gjatë punës?
Procesi kreativ i zhvillimit të një projekti, ku përfshihet përzgjedhja dhe kombinimi i veshjeve dhe aksesoarëve është pjesa ime e preferuar, por edhe çdo proces që vijon pas kësaj e ka rëndësinë e vetë.
A është profitabil bolggingu në Maqedoni?
Sipas përvojave personale mendoj që bloggingu në Maqedoni nuk është profitabil, me qenë se un çdo herë kam bashkpunuar me brende ndërkombëtare. Shpresoj që në të ardhmen do të jepet mundësia të kem bashkëpunim edhe me brendet vendore.
Cilat janë planet tua për të ardhmen?
Për të ardhmen e afërt kam disa bashkëpunime kryesisht me brende të aksesoareve për të cilat po punoj momentalisht. Për më vonë shpresoj që ndoshta një ditë do ta kem brendin tim personal.
Sa ndikon në jetën e përditshme të qenurit blogger?
Mendoj që nuk ndikon shumë un ende vazhdoj me rutinën e njejtë të jetës por ajo që do ta kisha quajtur deformim profesinal, është dëshira për të shpërndarë çdo moment të bukur me ndjekësit e mi.
Amar Ismani na ka premtuar se në të ardhmen do të vazhdojë që të sjell bukurinë e veshjeve në Maqedoni, duke bashkëpunuar me brendet e njohura botërore. /Telegrafi/