Site icon Telegrafi

Amal Clooney tërheq vëmendjen në Venecia me veshjen e saj

(Foto: Twitter)

Në Venecia po fillon edhe Festivali i 80-të Ndërkombëtar i Filmit, ndërsa aktori George Clooney dhe bashkëshortja e tij, Amal Clooney, ishin ndër të parët që mbërritën në qytetin romantik.

Çifti ka kaluar me disponim të mirë nëpër Venecia, të kapur për dore, kurse juristja bukuroshe tërhoqi vëmendjen me veshjen e saj.

Amal kishte zgjedhur një fustan mini të bardhë me një model lulesh. Një fustan me prerje të thjeshtë, pa mëngë, me dekolte të rrumbullakët, i zbukuruar me lule të zeza.

(Foto: Twitter)

Ajo e kombinoi fustanin me taka elegante të shtëpisë së modës Roger Vivier. Këpucët e zeza janë prej materiali rrjetë, kanë takë të hollë, 6.5 centimetra të lartë, të lakuar dhe një dekorim me llak në pjesën e përparme.

Lexo po ashtu Modeli i ri i flokëve i Amal Clooney-t i heq 10 vjet nga fytyra dhe secila prej nesh mund ta ketë lehtësisht!

Çifti i famshëm në Venecia do ta festojnë dhjetëvjetorin e lidhjes së tyre, ndërsa më 27 shtator do ta shënojnë nëntëvjetorin e martesës. /Telegrafi/

(Foto: Twitter)

 

(Foto: Twitter)
Exit mobile version