Site icon Telegrafi

Alvin Karaqi i mbyll me fitore garat në Minsk 2019, por nuk kalon në gjysmëfinale

Alvin Karaqi (Foto: Kosovo National Olympic Committee)

Karateisti nga Kosova, Alvin Karaqi e ka mbyllur me fitore garimin në Lojërat Evropiane që po mbahen në Minsk të Bjellorusisë, por i ka kushtuar humbja nga ukrainasi në sekondën e fundit.

Alvin Karaqi e ka mbyllur me fitore garimin në Lojërat Evropiane Minsk 2019.

Garuesi ynë mposhti medalistin e bronztë të Evropës, malazezin, Nikola Malovic.

Pavarësisht fitores, humbja në sekondën e fundit nga ukrainasi nën-kampion i botës, Valerii Chobotov, në luftën e dytë, ia mohon kalimin në gjysmëfinale garuesit tonë.

Me dy humbje dhe një fitore, Karaqi përfundoi i treti në grupin B, të kategorisë deri në 84 kilogramë. /Telegrafi/

Exit mobile version