Në pritje të International Champions Cup ka folur mesfushori i Bayern Munich, Xabi Alonso.
Në një intervistë për ESPN, spanjolli ka thënë se është i lumtur që do të luajë ndaj klubeve të mëdha dhe atë në një vend ku është duke u rritur futbolli.
“Kam qenë disa herë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me Real Madridin, ndërsa me Bayernin është hera e parë”.
“Luajmë kundër klubeve të mëdha si Inter, Milan e Real. Është bukur teksa shikon një rritje të tillë të futbollit në vitet e fundit në këtë vend”, ka thënë Alonso. /Telegrafi/