Site icon Telegrafi

Allegri: Dybala dhe Chiellini do të jenë në Firence për ndeshje e fundit të sezonit

Max Allegri ka konfirmuar se Giorgio Chiellini dhe Paulo Dybala do jenë të pranishëm në ndeshjen e fundit të sezonit të Juventusit ku viziton Fiorentinën.

Bianconerët nuk kanë më objektiva, pasi vendi i katërt është i garantuar dhe nuk mund të kapin Napolin që është në të tretën, ndërsa violatët luftojnë për kualifikimin në Evropë.

Besohej se lamtumira emocionale në “Allianz Stadium” pas barazimit 2-2 me Lazion ishte paraqitja e fundit me fanellën e Juventusit për Dybalan dhe Chiellinin, por mund të mos jetë kështu.

“Ne të gjithë do të shkojmë në Firence përveç Danilos, Federico Chiesas dhe Mattia De Sciglios. Të gjithë të tjerët janë në dispozicion dhe Weston McKennie madje mund të luajë disa minuta.

“Chiellini lë një boshllëk të madh në këtë ekip, sepse ai ka qenë një mbrojtës i jashtëzakonshëm dhe është akoma, sepse do të luajë nesër. Mësimet që ai u dha lojtarëve do të mbeten”, ka thënë Allegri.

Lexo po ashtu Totti ndërhynë për ta bindur Dybalan t'i bashkohet Romës: Të hënën do të takohem me të

Nuk është kurrë një ndeshje normale kundër rivalëve të përhershëm Fiorentinas dhe këtë e konfirmon edhe Allegri.

“Pres një lojë të hapur kundër një skuadre që dëshiron të hyjë në Evropë. Do të jetë një atmosferë e zjarrtë dhe ne duhet ta shijojmë atë”, shtoi trajneri.

Është sezoni i parë që nga ai 2010/11 që Juventusi ka përfunduar duarbosh, kështu që Allegri e di se presioni është për sezonin e ardhshëm.

“Duhet të jetë një ekip që synon të sfidojë për çdo objektiv ku merr pjesë. Sigurisht që duhet të përmirësohemi nga ky sezon, por kemi disa themele të forta”, ka thënë Allegri. /Telegrafi/

Exit mobile version