Maqedonia e Veriut bëri sensacion të vërtetë në Palermo, duke fituar ndaj Italisë (0-1 dhe duke vazhduar ëndrrën për një vend në Kampionatin Botëror.
Maqedonasit do të përballen me Portugalinë në finalen e play-offit për një biletë në Kampionatin Botëror.
Anësori shqiptar Ezgian Alioski pas ndeshjes ka thënë se asgjë nuk është e pamundur për këtë skuadër.
“Me këtë ekip mund të besojmë në të pabesueshmen, të ëndërrojmë dhe të jetojmë të pamundurën”, ka thënë Alioski.
Mbrojtësi zhvilloi një ndeshje të shkëlqyer ndaj Italisë dhe arriti të përballonte mirë sulmuesit e Italisë, ndërsa bëri dhe një ndërhyrje të mrekullueshme ndaj Domenico Berardi, duke e mbrojtur portën e Stole Dimitrievskit, i cili e përqafoi shqiptarin pas kësaj lëvizje. /Telegrafi/