Pas përfundimit të dëshmisë së tij në Prokurorinë Speciale Publike (PSP) për rastin ”Kosmos”, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, deklaroi se e ka kryer detyrën e tij, duke iu përgjigjur ftesës së PSP-së, institucionit konsenzual të të gjitha partive, transmeton Telegrafi.
Ahmeti nuk ka shpalosur saktë se për çfarë është marrë në pyetje, pasi që sipas tij, bëhet fjalë për procedurë parahetimore dhe se nuk është korrekte të flitet për këtë gjë.
Më tej, Ali Ahmeti deklaroi se e ka votuar themelimin e këtij institucioni dhe se s’ka përse t’i ikë ftesës, duke kërkuar nga institucionet e drejtësisë që të veprojnë të pavarur, pa emocione dhe pa paragjykime etnike, si edhe të veprojnë në drejtim të zbatimit të ligjeve sepse vetëm kështu mund të ecet përpara./Telegrafi/