Please enter at least 3 characters.

Alexander-Arnold: Nuk mund të jem legjendë nëse largohem nga Liverpooli

2019/12/Alexander-Arnold.jpg
251:"LIVERPOOL, ENGLAND - NOVEMBER 30: Trent Alexander-Arnold of Liverpool during the Premier League match between Liverpool FC and Brighton & Hove Albion at Anfield on November 30, 2019 in Liverpool, United Kingdom. (Photo by Marc Atkins/Getty Images)
12:"Getty Images

Trent Alexander-Arnold ka thënë se dëshiron të qëndrojë te Liverpooli dhe të bëhet një "legjendë" e klubit anglez.

Mbrojtësi anglez është duke luajtur në nivele të larta në dy sezonet e fundit, por edhe duke dhuruar shumë asistime për bashkëlojtarët.

Paraqitjet e tija prej një ‘monstrumi’ kanë bërë që anglezi të bëhet favoriti i tifozëve të Liverpoolit.

Edhe Alexander-Arnold ka synon të bëhet legjendë e klubit dhe nuk e mendon largimin nga Anfield.

Alexander-Arnold dhe Klopp (Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

"Unë gjithmonë kam dashur të jem legjendë e klubit”, ka thënë fillimisht Alexander-Arnold për Sportbladet.

"Fitimi i titujve, duke luajtur sa më shumë ndeshje të jetë e mundur, duke fituar ndeshje, duke u bërë kapiten... Natyrisht, nuk mund të bëhesh një legjendë nëse largoheni dhe luani diku tjetër”.

"Pra, përqendrimi im është aty dhe në bërjen e klubit sa më të suksesshëm të jetë e mundur".

"Për mua personalisht, ka të bëjë vetëm me vazhdimin e punës, duke vazhduar të përmirësohem. Të përpiqem për të arritur nivelin tjetër", përfundoi anglezi. /Telegrafi/