Trent Alexander-Arnold është deklaruar pas triumfit të gjashtë të Liverpoolit në Ligën e Kampionëve, duke e mposhtur 2-0 Tottenham Hotspurin.
Mbrojtësi anglez arriti ta fitonte garën më të madhe për klube në Evropë si 20-vjeçar, duke thënë se ai nuk ka fjalë që ta përshkruajë këtë moment.
“Është e vështirë ta përshkruash me fjalë. Sezoni që kishim, ne e kemi merituar më shumë se çdo skuadër tjetër”, ka thënë Alxender-Arnold pas ndeshjes.
“Ne kemi bërë diçka speciale, e kemi dominuar ndeshjen. Ne nuk do të shikojmë mbrapa dhe të themi se ishte një lojë e mërzitshme, ne do të shikojmë vetëm se jemi kampionë evropianë”.
“Unë jam një anëtar normal i Liverpoolit, të cilit i janë bërë ëndrrat realitet”, ka shtuar më tej mbrojtësi i talentuar i ‘The Reds’, i cili kishte një sezon fantastik.
Vlen të ceket se gola për Liverpoolin i shënuan Mohamed Salah (2’) dhe Diovck Origi (87’), për t’i siguruar skuadrës angleze titullin e gjashtë në histori. /Telegrafi/