Avokatja Sanja Aleksiq pas seancës së sotme për rastin “Dhuna në Qendër”, deklaroi se “vendimi i sotëm ku arsyetohet paraburgimi për dy të akuzuarit, më shumë është për shkak të mos prezencës të Nikolla Gruevskit”.
Ajo konsideron se vendimi është jo i drejtë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Të dy nuk dhanë arsye dhe rast që të caktohet masa e paraburgimit sepse vazhdimisht i respektonin masat e kujdesit që u caktuan në korrik të vitit 2017”, tha avokatja Aleksiq.
Aleksiq shtoi se janë dërguar ankesa deri te gjykata për paraburgimin e ish-funksionarëve të OBRM-PDUKM-së./Telegrafi/