Site icon Telegrafi

Alby godet me shuplakë në të pasme Ledi Vokshin – ajo bërtet nga dhimbja

Banorët e spektaklit Big Brother VIP Kosova po vazhdojnë të komentohet gjithnjë e më shumë për veprimet e tyre brenda shtëpisë.

Krahas debateve dhe tensioneve të shumta, ka edhe momente argëtuese ku ata ia kalojnë shumë mirë me njëri-tjetrin dhe kënaqen.

Një gjë e tillë ka ndodhur së fundmi mes dy vajzave të shtëpisë, Albyt dhe Ledi Vokshit.

Lexo po ashtu Ledi e "mohoi" lidhjen e dikurshme, publikohen pamjet e saj intime me Bucin të para më shumë se 10 viteve

Teksa Ledi ka qenë në banjë duke u shikuar para pasqyrës, aktorja e filmave për të rritur nuk i reziston dot dhe e gjuan me shuplakë në të pasme.

Ajo në atë moment bërtet, gjersa Alby e shijon muzikën dhe banorët e tjerë qeshin me këtë gjest.

Përndryshe, Ledi Vokshi këtë javë është e nominuar krahas banorëve: Ylli Dërshivi (Buci), Monika Salihu, Linda Halimi, Santiana Maloku, Gani Gërmnia dhe Meti Alshiqi.

Lexo po ashtu Zbulohen dy banorët e rinj që do të futen në Big Brother VIP Kosova

Banori më pak i votuar nga shtatë të nominuarit do të lërë sonte (e premte) përfundimisht shtëpinë e Big Brother VIP Kosova. /Telegrafi/


Exit mobile version