Këngëtarja e njohur shqiptare, Albina Kelmendi, ka publikuar sot (e shtunë) projektin e ri muzikor.
“Dada” mban titullin kënga e re, të cilën e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.
Muzika dhe producimi u bë nga Enis Mullaj me tekst nga Eriona Rushiti.
Për videon ndërkohë u përkujdes produksioni, Bug Production.
Artistja nga Peja ka bërë një paraqitje të shkëlqyer në klip, ndonëse shquhet edhe për vokalin e veçantë.
Albina gjatë kësaj kohe ka qenë mjaft aktive dhe e angazhuar me projekte muzikore.
Ajo po vazhdon të pëlqehet për zhanrin e saj të muzikës, të cilit i ka qëndruar besnike që nga fillimi i karrierës. /Telegrafi/