Këngëtarja Albana, ka tash e sa kohë që ka publikuar albumin “Free”, i cili është tashmë i disponueshëm për dëgjim në dy nga platformat më të mëdha muzikore, Spotify dhe Apple Music.
Albumi është një përmbledhje e plotë e këngëve që artistja ka krijuar dhe sjellë për fansat e saj deri më tani.
Ky projekt ambicioz përfshin gjithçka nga hite të njohura si “Gentleman“ dhe “Feel Free”, deri tek këngët “A s’më jep ujë” që kanë bërë bujë në skenën muzikore.
Shtojmë në këtë ‘playlist’ dhe dy këngë ekskluzive, “Darkness” dhe “Electro blues”, të cilat deri më sot ishin të arritshme vetëm në formatin audio.
Albana është e njohur për zërin e saj të veçantë dhe aftësinë për të sjellë ndjenja të thella përmes muzikës.
Stili i saj unik që përbërë nga Jazz, R&B, Soul dhe Blues, e bën atë një nga emrat më premtues në skenën muzikore të këtyre zhanreve.
Albumi “Free” pritet jo vetëm të konsolidojë pozitat e saj në tregun muzikor, por edhe të hapë derën për një audiencë edhe më të gjerë ndërkombëtare.
Të gjithë adhuruesit e muzikës së mirë tani kanë mundësinë të zhyten në botën e Albanës dhe të përjetojnë lirinë që sjell çdo notë dhe fjalë e albumit “Free”. /Telegrafi/