Site icon Telegrafi

Alan Shearer përpilon formacionin e sezonit në Ligën Premier – nuk zgjedh asnjë lojtar të Man Cityt dhe lë jashtë yllin e Liverpoolit

Legjenda angleze, Alan Shearer ka shkaktuar polemika pasi emëroi ekipin e tij të sezonit të deritashëm 2023/24 në Ligën Premier.

Ish-ylli i Newcastle zgjodhi ekipin e tij të sezonit deri më tani në Ligën Premier, por nuk përfshiu asnjë lojtar të Manchester City.

Shearer gjithashtu shkaktoi polemika duke zgjedhur Guglielmo Vicario të Tottenham Hotspur në portë.

Ndërkohë që italiani ka qenë në formë imponuese për Spurs që kur nënshkroi nga Empoli këtë verë për rreth 20 milionë euro, tifozët në mediat sociale kanë këmbëngulur që në vend të tij të ishte përzgjedhur Alisson Becker i Liverpoolit.

Lexo po ashtu Nga Maddison te Szoboszlai dhe Palmer - 10 transferimet më të mira të Ligës Premier të vitit 2023

Shearer zgjodhi një katërshe mbrojtëse me Trent Alexander-Arnold, William Saliba, Virgil Van Dijk dhe Destiny Udogie.

Mesfushor me tipare mbrojtëse është zgjedhur ylli i Arsenalit dhe mesfushori i Aston Villas, Douglas Luiz, i cili ka qenë një nga lojtarët kryesor të ekipit të tij që gjendet në pozitën e dytë.

Shearer ka zgjedhur një katërshe jashtëzakonisht sulmuese përpara dyshes së mesfushës, me golashënuesin më të mirë të Ligës Premier, Mohamed Salah në krahun e djathtë dhe Son Heung-min në të majtë.

Ollie Watkins, i cili ka shënuar nëntë gola dhe ka bërë tetë asistime në Ligën Premier këtë sezon, dhe Jarrod Bowen i West Ham, janë përzgjedhur për të udhëhequr sulmin për skuadrën e Shearer.

Natyrisht, Unai Emery i Aston Villas është përzgjedhur si menaxher i skuadrës. /Telegrafi/

Exit mobile version