E ardhmja e Lionel Messit ka qenë subjekt i spekulimeve intensive, me argjentinasin që do të largohet nga Paris Saint-Germain në fund të këtij muaji, kur i skadon kontrata.
Tashmë është bërë e ditur se Messi nuk do të nënshkruajë një marrëveshje të re, që do të thotë se ai do të bëhet lojtar i lirë në fund të qershorit.
Kjo ka tërhequr interesin e Barcelonës, pasi nuk do të duhej të paguanin një tarifë transferimi për të nënshkruar me ish-yllin e tyre.
Sidoqoftë, Barcelona nuk mund t’i ofrojë Messit një kontratë për momentin, pasi ata presin miratimin e planit të tyre të qëndrueshmërisë nga LaLiga. Me zvarritjen e situatës, të dyja palët po bëhen gjithnjë e më të frustruara.
Barcelona nuk është e vetmja skuadër për Messin, pasi sauditët e Al Hilal kanë paraqitur një ofertë të madhe për kontratën për të nënshkruar me 35-vjeçarin.
Sipas gazetës Sport, klubi saudit po përgatitet të njoftojë ardhjen e Messit të martën, më 6 qershor, edhe pse ata ende nuk kanë finalizuar një marrëveshje.
I njëjti burim thotë se Al-Hilal po pret një ‘po definitive’ më 6 qershor dhe se ata kanë ‘përgatitur të gjitha dokumentet e nevojshme’ për të shpallur nënshkrimin e tij në të njëjtën ditë.
Sipas disa burimeve, Al-Hilal i ofron Messit 400 milionë euro në sezon, shifra të papara në botën e futbollit – pasi kjo është 200 milionë euro më shumë se sa Cristiano Ronaldo fiton te Al-Nassr. /Telegrafi/