Këngëtari Luiz Ejlli, po flitet që ende nuk i ka mbyllur problemet me drejtësinë.
Më datë 26 shkurt, Prokuroria e Fierit pritet të japë pretencën për Luiz Ejllin, i akuzuar për veprën penale falsifikim dokumentesh kryer në bashkëpunim.
Fituesi i edicionit të dytë të akuzohet se ka falsifikuar një deklaratë noteriale për të justifikuar paratë e një personi që ishte në hetim.
Dosja ndaj tij kaloi për gjykim me datën 26 dhjetor 2022, dhe sipas Kodit Penal ai rrezikon nga 6 muaj deri në 4 vjet burgim.
Pasi nuk kishte reagim nga ana e tij deri më tani, duket që këngëtari ka zgjedhur një mënyrë tjetër të kthejë përgjigjje.
I njohur për humorin e tij të veçantë e ndonjëherë edhe pikant, Luiz Ejlli publikon një video në InstaStory, ku shihet duke hipur në veturë të policisë.
Në këtë video, Luizi shihet duke u afruar në veturën në të cilën shkruan “Policia e Shtetit”, hipën brenda, dhe largohet duke e vozitur. /Telegrafi/