Gina Rodriguez raportohet se është bërë nënë për herë të parë.
Aktorja 38-vjeçare dhe bashkëshorti i saj, Joe LoCicero, kanë mirëpritur fëmijën e parë bashkë.
Ylli i “Jane the Virgin” u pa duke bërë një shëtitje në Los Angeles me të porsalindurin.
Nëna e rej u shfaq me një veshje të thjeshtë, pantallona të zeza dhe një triko të ngjashme.
As Rodriguez dhe as bashkëshorti i saj nuk kanë njoftuar lindjen e foshnjës së tyre dhe nuk kanë zbuluar gjininë apo emrin.
Çifti theksojmë që u njohën gjatë xhirimeve të filmit “Jane the Virgin” në vitin 2016.
Ai dhe fituesja e “Golden Globe” u fejuan në korrik të vitit 2018, teksa u martuan në maj të vitit të ardhshëm. /Telegrafi/