Site icon Telegrafi

Aktorja e “EastEnders” dhe “Crossroads”, Heather Chasen vdes në moshën 92-vjeçare

Heather Chasen, e cila luajti Lydia Simmonds në “EastEnders” si dhe në “Crossroads”, ka vdekur në moshën 92-vjeçare.

Mikesha e saj e ngushtë, Amanda Barrie, ka konfirmuar lajmin e hidhur përmes një postimi të publikuar në Twitter.

“Duke e kujtuar aktoren e mahnitshme Heather Chasen e cila ndërroi jetë dje”, ka shkruar ajo.

Heather Chasen (Foto: Getty Images/Guliver)

“Ajo ishte aktore e mrekullueshme dhe shumë e veçantë. Nuk do jetë asnjëherë askush si ajo. Do më mungojë gjithmonë”, vazhdon mes tjerash Barrie.

Paraqitja e saj e fundit në televizion erdhi në një episod të mini-serialit “Dancing on the Edge” në 2013 me Matthew Goode dhe Chiwetel Ejiofor.

Puna e saj si aktore përfshiu një numër të madh të filmave të mëdhenj të Hollywood-it, duke përfshirë “The Social Network” në 2010 dhe “Les Miserables” në 2012.

Heather Chasen (Foto: Getty Images/Guliver)

Ajo u martua me John Webster në 1949, dhe ata kanë një djalë së bashku të quajtur, Rupert. /Telegrafi/

Exit mobile version