Nuk ndalen lajmet e mira nga aktorët e “O Sa Mirë”.
Një prej aktorëve të dashur nga publiku, Ernezt Zymberi – Lugina, ka konfirmuar se do të bëhet baba.
Ernesti ka zgjedhur fotografi profesionale me bashkëshorten e tij që ta bëjë publik lajmin e madh për të.
Çifti janë në pritje të një vajze dhe së shpejti pritja e tyre do të marrë fund.
Ernesti është një prej aktorëve më të dashur të “O Sa Mirë”.
Ai ka kohë që i ka dhënë fund beqarisë, duke qenë mjaft i përkushtuar në jetën private.
Ndërkaq, sezoni i ri i “O Sa Mirë” pritet të fillojë shumë shpejt.
/Telegrafi/