Bashkëthemeluesja e organizatës joqeveritare ruse Memorial që mbron të drejtat e njeriut dhe që fitoi Çmimin Nobel për Paqe, Irina Scherbakowa, ka deklaruar se deri më tani “nuk ka ndonjë zgjidhje diplomatike” për luftën në Ukrainë.
Në anën tjetër kjo organizatë është shpërbërë nga autoritetet ruse, transmeton Telegrafi.
“Jam e sigurt se nuk ka zgjidhje diplomatike me regjimin e Putinit, për sa kohë që ai është ende atje”, tha në Hamburg, Irina Scherbakowa, e cila u largua nga Rusia pas pushtimit rus të Ukrainës dhe aktualisht jeton në Gjermani.
“Zgjidhja që ofrohet tani është një zgjidhje ushtarake, megjithëse diplomacia më vonë mund të luajë një rol në qetësimin e konfliktit”, tha Shcherbakowa, e cila mori çmimin Marion Doenhoff në Hamburg për luftën e saj afatgjatë për të drejtat e njeriut në Rusi.
“Por ato vendime, ajo diplomaci mund të ndodhë vetëm kur Ukraina të gjykojë se e ka fituar luftën dhe mund ta përfundojë atë”, shtoi ajo.
Aktivistja ruse theksoi se thirrjet e parakohshme për paqe janë “fëminore”. “Asgjë nuk do të jetë si më parë”, tha ajo.
Ndryshe, kancelari gjerman Olaf Scholz i dha Shcherbakowas çmimin Marion Doenhoff. /Telegrafi/